18-vjeçarja shtatzënë nga Gjevgjelia vdes si pasojë e Kovid-19

Gjevgjeli, 10 shtator – 18-vjeçarja nga Gjevgjelia, e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar dje jetë nga COVID-19.Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, derisa bëhet e ditur se ka pasur edhe sëmundje të rëndë të zemrës dhe sic raportohet nga TV24, ajo ka vuajtur nga një sindrom i rrallë gjenetik.

 

Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev, tha se e gjithë familja e saj ka qenë pozitiv me Covid, ndërsa vajza është hospitalizuar me pasqyrë të rëndë klinike.

“Duke pasur parasysh se ka pasur komorbiditete përkatësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindrom të rrallë gjenetik, vendosëm ta dërgojmë në klinikat në Shkup, ku pas disa ditëve shërim ka ndërruar jetë”, deklaroi Krgjev.

Maqedonia e Veriut dje regjistroi 256 raste të reja, nga 2,778 testimet e bëra për Covid-19, 31 pacientë humbën jetën me korona virus, ndërsa 545 të tjerë janë shëruar.

Related posts

Dita e dytë e forumit të Prespës për dialog, do të flitet për kthimin e sinergjisë

Z H

Përfundon afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër

R Zh

Familja Bilalli pret në ankth! Nuk e dinë se ku i kanë familjarët!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com