Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

181 raste të reja me coronavirus – Prishtina dhe Podujeva prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tetë persona ndërsa janë konfirmuar 181 raste të reja.

IKSHPK njofton se në 24-orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 78.

Pastaj, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste.

Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste.

Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

IKShPK apelon të të gjithë qytetarët që të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Postime të ngjashme

Haxhiu flet për postet: Kurti do të jetë kryeministër

T E

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

T E

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

T E

Osmani takohet me Lajçakun nesër

T E

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

S.B.

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...