Agjencia Zhurnal.mk

19 aksidente rrugore gjatë uikendit në Shkup

Shkup, 1 korrik- Në rajonin e Shkupit gjatë uikendit kanë ndodhur gjithsej 19 aksidente rrugore, në të ciltat në 9 aksidente janë lënduar 12 persona, ndërsa në 10 aksidente është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal.

Nga SPB Shkup informojnë se policia rrugore ka sanksionuar 228 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa 115 shoferë kanë drejtuar automjetin në gjendje të alkoolizuar.

Nga trafiku janë përjashtuar 88 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe 16 shoferë fillestar. Janë përjashtuar edhe 57 automjetet të paregjistruara dhe një veturë e cila ka qenë e mbikarkuar.

Janë hasur 142 automjete të parakuara në mënyrë joligjore, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 108 automjete.

Janë sanksionuar edhe 9 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, 16 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit, 14 drejtues të motorit, mopedit dhe motoçikletës nuk kanë mbajtuar kasketë mbrojtëse.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...