Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

19 mësimdhënës morën vendime në shkollat e Çairit

Shkup, 20 maj – Zhurnal.mk – 19 mësimdhënës në komunën e Çairit sot morën vendime pune.

Përforcimi i kapaciteteve kadrovike gjithmonë është mision i rëndësishëm që kontribuon në mbarëvajtjen e procesit mësimor, shprehet kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot gjatë ndarjes së vendimeve.

Mësimdhënësit janë nga shkollat fillore “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Tefejuz”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “Emri Elezi” dhe “Ismail Qemali”.

“Si Komunë e Çairit dhe unë si kryetar i saj gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi përkrah nevojave të mësimdhënësve, mbi të gjitha duke u angazhuar për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkollore”, deklaroi Ganiu.//Zhurnal.mk

📚19 mësimdhënës morën vendime në shkollat e Çairit Me kënaqësi sot ua ndava vendimet 19 mësimdhënësve të 7 shkollave…

Posted by Visar Ganiu on Thursday, May 20, 2021

.

Postime të ngjashme

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...