Agjencia Zhurnal.mk

19 raste të reja me koronavirus dhe 126 të shëruar

Shkup, 26 prill – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja të personave me koronavirus në vend, ndërsa 126 janë shëruar. Në të njëjtën periudhë kanë vdekur dy persona të infektuar me Kovid-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Ministria e Shëndetësisë informon se sot ISHP ka regjistruar 126 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -22, Shtip-1, Strugë- 19, Ohër-1, Veles- 6, Gjevgjeli- 3, Kavadar -1, Kriva Pallankë- 1 dhe Kumanovë- 72. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë vdekur dy persona, një paciente nga Likova (Kumanovë) 49 vjeçe e pranuar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë është vendosur në respiratorë dhe një pacient 73 vjeçar nga Shkupi i pranuar më 19 prill në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 335 teste, ndërsa janë konfirmuar 19 raste të reja me Kovid-19 edhe atë: Shkup- 3, Kumanovë- 8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1″, theksohet në komunikatën e MSH-së.

Me këtë numri i përgjithshëm i të diagonstikuarve me Kovid-19 në vend arrin 1386, ndërsa shpërndarja e fundit nëpër qytete është si vijon: Shkup – 471, Kumanovë – 371, Dibër – 51, Shtip- 34, Prilep –141, Tetovë – 73, Strugë – 64, Veles – 66, Manastir –19, Ohër –15, Kavadar- 5, Gostivar –15, Gjevgjeli – 4, Strumicë– 2, Kriva Pallankë- 5, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 28, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë -4, Demir Hisar– 1, Makedonski Brod -2, Pehçevë- 1, Vallandovë -1 dhe Vinicë – 2.

Nga 335 testet e bëra përmes ISHP-së janë përpunuar 290, Fakulteti i Veterinarisë- 0, Avicenë-0, Biotek- 25, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev)- 0, Sistinë-15 dhe ASHAM- 5. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 15.120 teste të Kovid- 19.

Në Klinikën infektive në Shkup janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa për momentin janë hospitalizuar 62 pacientë. Prej tyre në ventilim mekanik janë pesë derisa 25 janë me fotografi më të rëndë. Pacientët e tjerë janë stabil. Në Spitalin “8 Shtatori” janë pranuar gjashtë pacient të të ri, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 29. Në spitalin në Manastir mjekohen shtatë pacientë ku një është në gjendje të rëndë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen 12 pacientë. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar dy pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen nëntë pacientë dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...