Maqedoni

2.018 raste aktive me Covid-19, rekomandim për kthim në punë të të sëmurëve kronikë

Zhurnal Ads

Shkup, 8 shtator, zhurnal.mk – 37 raste me Kovid-19 prej 484 testimeve të bëra u regjistruan në 24 orët e fundit. Kanë vdekur gjashtë pacientë, nga Shkupi (73), Struga (79), Gostivari (55), Kriva Pallanka (63), Dellçeva (86) dhe nga Kërçova (74). Janë regjistruar 251 pacientë të shëruar.

Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 15.127, numri i pacientëve të shëruar është 12.486, të vdekurve 623, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.018.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 591, në Kumanovë 248, në Prilep 142, në Gostivar 134, në Tetovë 124….

Deri më tani në shtet janë bërë gjithsej 158.003 testime të Kovid-19.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 78. Në përkrahje me oksigjen janë 56, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle nuk ka pacientë të moshuar. Të hospitalizuar janë dy fëmijë dhe një nënë pozitivë në Kovid-19, ndërsa gjashtë fëmijë dhe gjashtë nëna të dyshimtë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” në Shkup janë pranuar gjashtë pacientë, ndërsa të hospitalizuar janë 27. Në respiratorë janë shtatë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 14, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 54 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 126, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Të dhënat për raste aktive sipas komunave në Shkup tregojnë se më shumë ka në Aerodrom – 102, pastaj vijojnë Kisella Vodë dhe Gazi Baba me nga 70, Karposh – 65, Qendër – 58, Çair – 55, Butel – 37, Gjorçe Petrov – 35, Shuto Orizarë – 24, Studeniçan – 16, Saraj – 15, Ilinden – 11, Haraçinë – 10, Sopishtë– 6, Petrovec – 5. Çuçer Sandevë dhe Zelenikovë me nga dy, gjashtë të huaj, ndërsa dy janë të papërcaktuar.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dje ka propozuar që të sëmurët kronikë të kthehen në punë, e cila nuk do të vlejë për personat të cilët kanë raport nga specialisti për përkeqësim të sëmundjes.

“Për punëtoret të cilat janë me leje të zgjatur të lehonisë, leja do të zgjasë deri më 31 dhjetor. Gjithashtu, vazhdon lirimi i grave shtatzëna nga puna. Për prindërit me fëmijë deri në 10 vjet, do të merret vendim në takimin e ardhshëm të Komisionit, parashikon Propozim-vendim që do të dorëzohet deri në Qeveri për shqyrtim.

Sipas ministrit dikasterial Venko Filipçe, edhe krahas rekomandimit të sëmurët kronikë të kthehen në punë, kategoritë më të rrezikuara edhe më tej mbeten të mbrojtur.

“Thelbi është se praktikisht për të gjithë operatorët ekonomikë, për të gjitha kompanitë dhe të gjitha organizatat ka protokolle sipas të cilave punohet. Është tejet e gjerë lista në kushte tona të të sëmurëve kronikë, njerëz të cilët kanë praktikisht aktivitete tërësisht normale të jetës dhe kursesi nuk sillen në rrezik nëse i respektojnë protokollet në vendet e tyre të punës. Në atë kuptim është sjellë vendim të jepet rekomandimi që pacientët të cilët kanë diagnozë të sëmundjes kronike dhe ata të cilët kanë sëmundje malinje, praktikisht të kthehen në vendet e tyre të punës. Nuk shkojnë në punë vetëm ata tek të cilët mjeku specialist do të thotë se ka gjendje që quhet ekzacerbacion, përkatësisht përkeqësim në kuadër të sëmundjes kronike dhe i njejti kërkon ndonjë trajtim akut. Me atë rast është edhe rrezik shtesë për shëndetin e pacientit. Ky është rekomandimi, ua lëmë profesionistëve, ekspertizës së mjekëve specialistë të bëjnë vlerësim adekuat”, sqaroi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Postime të ngjashme

LSDM: Mbi 26 milionë euro përfunduan tek qytetarë

XH,I

Ka ndërruar jetë imami njohur Hfz. Abdullah Xheladini

R ZH

Mickoski pret fitore në zgjedhjet lokale në Shtip

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...