Maqedoni TOP LAJM

2.235 raste aktive me Covid-19, kryeson Shkupi

Zhurnal Ads

Shkup, 6 shtator – Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë është 14,998, janë shëruar 12,149 pacientë, 614 kanë vdekur dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2,235.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 127 raste të reja me kovid-19, pesë persona kanë vdekur, 95 janë shëruar, ndërsa janë bërë 1,574 teste, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga ata që janë regjistruar dje në Shkup janë 43, Kumanovë-11, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-4, Strugë-5, Veles-1, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-10, Gjevgjeli -3, Strumicë-5, Kriva Pallankë -5, Koçan-2, Probishtip-3, Makedonski Brod-1, Pehçevë-3, Berovë-3, Dellçevë-7, Kratovëo-1 dhe Kërçovë-2.

Në 24 orët e kaluara, sipas Qendrës për shëndet publik, 761 raste janë aktive në Shkup, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 6,097 raste.

Numri më i madh i rasteve aktive janë regjistruar dje në Aerodrom – 109. 88 janë regjistruar në Çair, në Kisella Vodë – 83, Gazi Babë – 82, Karposh-81, Qendër- 77, Butel – 50, Gjorce Petrov – 44, Shuto Orizare 31, Studeniçanë 26, Saraj 22, Haraçinë 15, Ilinden 13, në Sopishte dhe Petrovec nga shtatë, Çuçer Sandevë tre dhe në Zelenikovë dy. Të pashpërndara janë 13 raste, ndërsa janë regjistruar tetë raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë një ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar 11 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 89. Në përkrahje me oksigjen janë 47, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle nuk ka pacientë të moshuar. Të hospitalizuar janë gjashtë fëmijë dhe gjashtë nëna pozitivë dhe të dyshimtë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar katër pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë të hospitalizuar 24. Në respiratorë mekanik janë dy pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 12, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 114, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Instituti për shëndet publik sot ka regjistruar 95 pacientë të shëruar nga: Shkupi-37, Shtipi-6, Tetova-5, Struga-2, Velesi-4, Manastiri-5, Ohri-3, Kavadari-1, Gostivari-14, Kriva Pallanka-4, Probishtipi-1, Demir Hisari-1, Berova-3, Vinica-1, Dellçeva-3, Sveti Nikolla-3, Kërçova-2.

Kanë vdekur pesë persona, një paciente nga Kumanova (61), pacient nga Shtipi (81) dhe dy pacientë nga Gostivari (76 dhe 81) dhe një pacient nga Prilepi (53). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin distribuimi në qytete është ky:

Shkup 6.097, aktivë 761
Kumanovë 1.533, aktivë 287
Dibër 260, aktivë 29
Shtip 1.176, aktivë 108
Prilep 518, aktivë 150
Tetovë 1.244, aktivë 120
Struga 592, aktivë 62
Veles 276, aktivë 24
Manastir 222, aktivë 39
Ohër 358, aktivë 43
Kavadar 189, aktivë 50
Gostivar 817, aktivë 140
Gjevgjeli 58, aktivë 33 (7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 9 të Bogdancit)
Strumicë 80, aktivë 28
Kriva Pallankë 59, aktivë 19
Radovish 45, aktivë 6
Krushevë 17, aktivë 1
Koçan 157, aktivë 30
Probishtip 89, aktivë 18
Demir Hisar 60, aktivë 2
Makedonski Brod 75, aktivë 8
Pehçevë 35, aktivë 28
Berovë 67, aktivë 51
Vallandovë 9, aktivë 2
Vinicë 81, aktivë 30
Dellçevë 89, aktivë 67 (24 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
Kratovë 22, aktivë 6
Sveti Nikollë 298, aktivë 42
Kërçovë 281, aktivë 42
Resnjë 147, aktivë 1
Negotinë 47, aktivë 8 (11 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Gjithsej 1.574 testet e bëra janë përmes: ISHP-397, QSHP Shkup-24, Avicena-184, Biotek-271, ASHAM-96, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-172, Sistina me PCR metodë-288, laboratoria Laor-56, Mjekësia ligjore-0, QSHP Manastir-59, Klinika infektive-14, KGO-13, laboratori nga jashtë-0. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 156.522 testime të Kovid-19. Nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Ministria e Brendshme u bën apel çdo ditë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u marrë me Kovid-19.

Postime të ngjashme

Prej sot fillon pagesa e mbrojtjes sociale për muajin tetor

XH,I

Euronews: Bullgaria po frenon ëndrrat evropiane të Maqedonisë së Veriut, ja pse?

XH,I

Carovska për nxënësit që nuk kanë kompjuterë: Mësimin le ta ndjekin nga RTM-ja

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...