Agjencia Zhurnal.mk

2.5 milion të prekur, 600.000 të shëruar

Covid 19  vazhdon të mbajë të mbërthyer botën me shifra të larta. Janë rreth 2 milion e 500 mijë  të prekur në gjithë botën,  mbi 171 mjë viktima por edhe rreth 660 mijë të shëruar.

SHBA-të vazhdojnë të mbeten shteti më i prekur me  rreth 800 mijë të sëmurë, mbi 42 500 viktima e mbi 72 000 të shëruar.

Spanja ka  mbi 200 000 të prekur, Italia mbi 181 000, Franca me mbi 155 000, secila me mbi 20 000 viktima. Pas tyre radhitet Gjermania me rreth 150 000 të prekur, por me më pak se 5 000 viktima.

Numri i të prekurve në Serbi ka mbërritur në 6 630, i viktimave 125, ndërsa i të shëruarve 870. Në Greqi aktualisht ka 2245 të prekur, prej të cilëve rreth 600 janë shëruar, 116 të tjerë kanë humbur jetën. Në Bullgari ka 966 të infektuar, 751 të shëruar dhe  45 kanë humbur betejën me virusin.

Në prag të fillimit të Ramazanit, Arabia Saudite ka pezulluar namazin e taravisë në dy xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medinë. Indonezia ua ka ndaluar udhëtimin miliona personave, të cilët rëndom kthehen nëpër fshatra për festën e Bajramit. Shtimi i numrit të të shëruarve dhe ulja e shifrave të larta të të prekursve, kanë bërë që shumë vende të mendojnë të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese.

OBSH: Kujdes me lehtësimin e masave, nuk është koha

Por OBSH është e prerë se lehtësimi i masave mund të ndikojë në rritjen e infektimeve dhe apelon për durim të paktën deri në gjetjen e vaksinës.

“Na besoni më e keqja është akoma para nesh. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Është një virus që shumë njerëz ende nuk e kuptojnë dhe lehtësimi i masave nuk do të thotë fund i epidemisë” – tha Kryetari i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pas deklaratës së presidentit ameërikan se qeveria e SHBA-ve po përpiqet të përcaktojë nëse virusi e ka origjinën nga ndonjë laborator në Vuhan të Kinës, OBSH kumtoi se të gjitha provat tregojnë se koronavirusin e ri e kanë bartur lakuriqët tek njerëzit në Kinë nga fundi i vitit të kaluar dhe nuk e ka origjinën nga ndonjë laborator. Akoma megjithatë nuk është e qartë se si virusi është bartur nga kafshët tek njeriu.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...