Agjencia Zhurnal.mk

2 atentate dhe katër viktima, merr një tjetër kthesë ekzekutimi i djeshëm në Durrës

Një pistë tjetër është bërë e ditur në lidhje me atentatin që tronditi Shqipërinë mbrëmjen e djeshme.

Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia u ekzekutuan në Durrës nga autorë akoma të paidentifikuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian Shkoza dhe AnxheloAvdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti.

Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezëritHaxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para. Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuanvëllezëritHaxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

Po kështu mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka qëlluar dhe ndaj Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias dhe ndaj vëllezërve Haxhia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...