Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

2 mijë 192 raste aktive me COVID-19

Zhurnal Ads

Në dy mijë e 192 ka shkuar shifra e rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u njoftua për rastet e reja me COVID-19 në vend.

Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 17 mijë e 943.

Nga të dhënat e IKSHPK-së, nga ky numër kanë arritur që të shërohen 15 mijë e 88 persona. Mirëpo, janë 663 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me virusin Corona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më së shumti raste pozitive edhe gjatë ditës së fundit janë regjistruar në komunën e Prishtinës.

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Prishtinës 72 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Më pas është Gjilani me 20 raste, Fushë Kosova me 17 raste, Gjakova me 15 raste, Vushtrria me 9 raste, Skenderaj me 8 raste, me 7 raste është Peja, ndërsa me 6 raste janë Ferizaj e Mitrovica. Ndërsa, Lipjani 5 raste, komuna e Obiliqit 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Igballe Rugova kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt: Ja çfarë proteste do të bëj para Qeverisë

R ZH

Në përvjetorin e nëntë të martesës, Yllka Kuqi sjell disa fotografi të veçanta

admin

Specialja publikon aktakuzën e plotë kundër Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

R ZH

Bekë Berisha i AAK-së: Nuk mund të më disiplinojë Isa Mustafa

admin

AKR njofton se do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Hoti

T E

Racist dhe krenar: Vulin e quan të drejtë përdorimin e fjalës “shiptarima”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...