Kosovë

2 mijë e 877 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Zhurnal Ads

Numri i të infektuarve me virusin korona në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para e deri më tani ka shkuar në 14 mijë e 377. Nga ky virus vdekjeprurës janë shëruar 10 mijë e 926 raste.

Mirëpo shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 574 persona. Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëhet e ditur se raste aktive janë 2 mijë e 877.

Ndërsa, sipas raportit të IKSHPK-së në 24 orët e fundit janë shëruar 44 persona, kurse janë shënuar edhe 76 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Prishtina sërish ka numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime.

Postime të ngjashme

Konflikt mes dy kosovarëve në autostradën Milot-Morinë – Plagoset njëri

S.B.

Situata me Covid 19: Për 10 ditë vdiqën 64 persona në Kosovë

admin

Haxhi Shala: Mbështetja kryesore e UÇK-së ka qenë nga qytetarët

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...