Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

2 miliardë lekë për vaksinat, Kuvendi miraton aktin normativ/ “Deri më tani u siguruan 2.2 milionë vaksina”

Parlamenti ka miratuar në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit aktin normativ të ndryshimit të buxhetit 2021.

Në rishikimin e bërë në draft, Financat kanë alokuar 2 miliardë lekë në Fondin Rezervë i cili do të përdoret për blerjen e vaksinave anti-Covid-19 si dhe për shpenzimet të tjera që lidhen me pandeminë.

“Deri më sot Qeveria Shqiptare ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.2 milion dozave të vaksinave, doza të cilat janë në përdorim dhe në proces të vaksinimit të popullatës. Megjithatë, për përmbushjen e objektivit të imunizimit ndaj Covid-19 kërkohen dhe 2.2 milionë doza të tjera vaksine. E përkthyer në vlerë monetare, bazuar në çmimet e vaksinave, kjo nënkupton një financim shtesë për 2 miliardë lekësh të dedikuar për blerjen e vaksinave”, u shpreh Anila Denaj.

Paralelisht, deputetët e kuvendit votuan edhe aktet normative për marrëveshjet e vaksinës kineze nëpërmjet distributorit turk për të rritur më tej sasinë e vaksinave.

“Deri me sot janë mbi 730 mijë doza vaksine që kanë mbërritur në vend. Këtë javë do të kemi edhe 11700 doza vaksine Pfizer. Në maj 99 mijë doza vaksine nga kontrata me Pfizer, instrumentin e Covax”, tha ministrja Manastirliu.

Vetëm një ditë më parë në vend u arritën 500 mijë doza vaksina të kryera në total, teksa dy dozat e vaksinave i kanë marrë gjithsej rreth 100 mijë qytetarë në të gjithë vendin.

Postime të ngjashme

Drejtuesi i një automjeti humb kontrollin dhe më pas përplas disa makina në Durrës

N E

Agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EurActiv: Edi Rama serish në parlamet futi persona me precedent penal

N E

Adelheid Woelfl: BE nuk ka plan të ndajë nisjen e negociatave për Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

N E

Një vrasje tjetër është regjistruar këtë të martë në qytetin e Elbasanit

N E

Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka ardhur me njoftim zyrtar për festën e Fitër Bajramit

N E

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranon kërkesa ankimore të PD, LSI dhe VV

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...