Agjencia Zhurnal.mk
Bota

2 Nëntori, selia e RAI-t ndriçohet me emrat e 77 gazetarëve të vrarë

Zhurnal Ads

Selia e RAI (Radio televizioni Publik Italian) në Romë, është ndriçuar këtë mbrëmje me emrat e 77 gazetarëve italianë të vrarë gjatë punës së tyre për të përcjellë një informacion të vërtetë e të plotë.

Kjo iniciativë bëhet në kuadër të 2 nëntorit, Ditës Botërore në nderim të gazetarëve viktima dhe si mesazh për t’i dhënë fund padënueshmërisë ndaj krimeve kundër gazetarëve.

Emrat e tyre do të qëndrojnë të ndriçuar në fasadën e selisë së RAI deri mëngjesin e 3 nëntorit.

Kjo ditë u vendos nga OKB në vitin 2 nëntor 2013, pas vrasjes të dy gazetarëve francezë në Mali.

Sipas të dhënave të raportit të fundit nga UNESCO, janë 998 gazetarë që gjatë 10 viteve të fundit kanë humbur jetën për shkak të punës së tyre.

Prej vitit 1990 e deri më sot numri i gazetarëve viktima në krye të detyrës është 2644.

Në çdo 10 raste, në 9 prej tyre mbeten pa u dënuar nga drejtësia.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kim Jong Un: SHBA armiku ynë më i madh

T E

Turqia do të blejë 20 milionë doza të vaksinës kineze kundër COVID-19

S.B.

Australia del nga recesioni në T3 2020

S.B.

Deklarata e kryevirologut amerikan, Anthony Fauci: Vaksinimi i parë kundër COVID-19, mund të bëhet në fund të muajit…

S.B.

Katër gra shtatzëna mes 20 emigrantëve të mbytur në barkën e tejmbushur drejt Italisë

T E

Japonia mbështetje prej 720 milionë dollarësh për rindërtimin e Afganistanit deri në 2024

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...