Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

2 pacientë vdesin nga Covid-19

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç). Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Postime të ngjashme

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

S.B.

Prokurori i Shtetit për arrestimet e zyrtarëve policorë thotë se hetimet kanë filluar që një vit

S.B.

Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugës në Fushë Kosovë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...