Shkup, 2 shtator – zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë 1772 testime, ndërsa janë regjistruar 145 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 32 raste të reja, në Kumanovë 15, Dibër 5, Shtip 8, Prilep 8, Tetovë 9, Strugë 4, Veles 2, Manastir 4, Ohër 4, Kavadar 2, Gostivar 12, Gjevgjeli 1, Strumicë 5, Kriva Pallankë 2, Koçan 3, Probishtip 2, Pehçevë 5, Berovë 1, Vinicë 2, Dellçevë 8, Shën Nikollë 4, Kërçovë 6 dhe Negotinë 1.
Kanë ndëruar jetë dy pacientë. Bëhet fjalë për 67 vjeçarin nga Dibra dhe 48 vjeçarin nga Struga.
Nga ana tjetër janë shëruar 216 pacientë.
Deri tani në vendin tonë gjithsej janë infektuar 14600 persona. Prej tyre të shëruar janë 11741, raste të vdekjes 606, ndërsa rastet aktive janë 2253.//Zhurnal.mk