Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

2 të vdekur 98 të infektuar

Shkup, 13 shtator – Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar 98 persona të infektuar, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona, prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...