Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

20 mijë raste aktive me COVID-19, autoritetet bëjnë thirrje të respektohen masat

Shkup, 26 dhjetor – Numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoni është 20.131 prej të cilëve 11.553 janë në Shkup. Edhe pse sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të reja shënon ulje dhe rritet numri i pacientëve të shëruar, megjithatë në ditë regjistrohen mbi 20 vdekje.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, lufta me krizën e coronavirusit do të vazhdojë edhe në fillim të vitit të ardhshëm edhe pse tendencat janë të atillë që numrat tregojnë se epidemia në një farë mënyre po shihet, ka më pak pacientë në spitale, më shumë terminë për testime dhe më shumë shtretër të lirë.

“Kjo nuk do të thotë se ne në mënyrë të plotë të do relaksohemi. Kjo luftë deri tani na mësoi se virusi është i paparashikueshëm dhe se mund të ketë befasi edhe më tej dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Filipçe.

Filipçe po ashtu tha se vazhdon vendosja e spitaleve modulare në shtet dhe se po punoet në terren.

“Përfundon spitali modular në Shtip dhe Kërçovë, ndërsa prej sot fillojmë edhe në Strugë dhe Gostivar. Në 16 komuna, në rrethin e spitaleve, formojmë Qendra-kovid për trajtimin dhe mjekimin e pacientëve me coronavirus. Realizimi i shpejt është i mundshëm vetëm me bashkëpunim të përashkët dhe ndërinstitucional”, tha Filipçe.

Postime të ngjashme

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

Georgievski: Nëse i falëm serbët, pse mos falim dhe bullgarët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...