Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me Covid në Maqedoni

Shkup, 3 shkurt – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 2291 testime, ndërsa janë regjistruar 350 raste të reja me Covid 19, informon Zhurnal.

Prej tyre, 180 janë vetëm në Shkup, më pas në Kavadar 24, Veles 19, Kumanovë 14, Tetovë 14, Gjevgjeli 12, Ohër 8, Strumicë, 7, Gostivar 7, Dellçevë 7, Prilep 6, Strugë 6, Negotinë 6, Radovish 6, Shtip 5, Demir Kapi 5, Shën Nikollë 3, Kriva Pallankë 3, Manastir 2, Berovë 2, Demir Hisar 2, Kërçovë 1, Dibër 1, Probishtip 1, Resnje 1, Vinicë 1 dhe Kratovë 1.

Kanë ndëruar jetë 20 pacientë, një shifër kjo e lartë krahasuar me ditët e fundit ku numri i të vdekurve ishte mesatarisht nën 10.

Bëhet fjalë për viktima të moshës 59, 61, 62, 62, 66, 66, 68, 74, 75, 80, 83, 69, 76, 63, 67, 35, 69, 73 dhe 56.

Janë shëruar 266 pacientë.

Deri tani gjithsej të infektuar kanë rezultuar 93510 persona. Prej tyre janë shëruar 82786, kanë vdekur 2893 dhe raste aktive janë 7831.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...