Agjencia Zhurnal.mk

20 vjeçari në Itali dyshohet se u vra nga kushëriri për 50 euro

Musli Morina, 20-vjeçari kosovar i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Erion Morina, i të njëjtës moshë që ndodhi natën mes 16 dhe 17 janarit në Calcio të Bergamos në Itali mbetet në burg.

Gjatë marrjes në pyetje që ndodhi mëngjesin e djeshëm, Musli Morina, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.

Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike. Mediat italiane raportojnë se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij.

Ata ishin në lokal kur filluan të grinden. Të rinjtë kishin marrë drogë, sipas rrëfimit të Musliut. Grindja vazhdoi në rrugë: ishte ora 1.30 dhe vendi ishte gati të mbyllej.

Bazuar në pamjet e kamerave Musliu në banakun e barit e kishte marrë një gotë me të cilën e kishte goditur Erionin në kokë . U përfol edhe për praninë e një thike si armë vrasjeje, por për momentin nuk është gjetur.

Sipas versionit të tij, Musliu e kishte zënë panik dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...