20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Shqiptarët janë më mirë se para lufte por ende ka vend për përmirësim

Shkup, 13 gusht – Sot u bënë 20 vite nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është një nga marrëveshjet më të rëndësishmëe në historinë e Maqedonisë së Veriut pasi ajo i dha fund konfliktit të vitit 2001, që rrezikonte shpërbërjen e shtetit, por edhe përkundër se kanë kaluar dy dekada nga nënshkrimi i saj ende ky dokument nuk është implementuar plotësisht, e që kjo nënkupton se të drejtat e shqiptarëve që ishte edhe shkaku i konfliktit ende nuk janë realizuar.

 

Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Federata Jugosllave ishte e qetë në krahasim me shtete tjera, por ndarja e brendshme etnike ishte prezente që në kohën e federatës, e që ky hendek në shtetin e ri u thellua edhe më shumë duke krijuar një sërë krizash në vitet e para të mëvetësisë së saj, shkruan Zhurnal.

Ndasia kryesore ishte mes dy etnive më të mëdha të vendit, atij maqedonas dhe shqiptarë, ku ky i fundit ndjehej skajshmërisht i përjashtuar dhe i diskriminuar nga shteti i vet, e që e gjithë kjo çoi në pakënaqësi të shumta, të cilët nga kjo etni u manifestuan në forma të ndryshme. Ky frustrim i shqiptarëve kishte bazë, pasi miratimi i kushtetutës së shtetit të ri ishte plotësisht monoetnik dhe nuk pasqyronte realitetin etnik të vendit, dhe si e tillë kjo u kundërshtua nga ata, e gjithë këto ishin sinjale që tregonin për tensionet që do ta shoqëronin Maqedoninë në vitet e ardhshme.

Shqiptarët ishin shumë pak ose aspak të përfaqësuar në institucionet e shtetit, gjithashtu ata përballeshin me diskriminim të nivelit të Aparteidit, ku atyre u mohoheshin të drejta elementare si shkollimi në gjuhën amtare dhe të drejta tjera bazike, e këto elemente krijuan klimën e përshtatshme për ngritjen e tensioneve të cilët do të arrinin kulmin një dekadë pas pavarisë.

Diskriminimi kishte arritur në pikën që nuk mbante më, dhe si pasojë e saj në vitin 2001 shpërtheu konflikti mes shqiptarëve etnik dhe shtetit të Maqedonisë së Veriut, e që kjo qasje e liderëve maqedonas e çoi vendin në një situatë mjaftë të rrezikshme, e cila mund të përfundonte me ndarjen apo shkatërrimin e saj. Kjo situatë ishte aq alarmante sa që detyroi faktorin ndërkombëtarë që të reagonte dhe ti ulte palët në bisedime për të gjetur një zgjidhje e cila do ti jepte fund luftimeve dhe ta rikthente paqen dhe stabilitetin në vend, shkruan Zhurnal.

Marrëveshja Korrnizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht nga kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi, ndërsa në cilësinë e garantuesve, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesi special i BE-së, Fransoa Leotar dhe ai i SHBA-së, Xhejms Perdju. Me anë të kësaj marrëveshje mori fund konflikti, dhe në të njejtën kohë ajo obligoi edhe ndryshime kushtetuese, me të cilën bashkësive etnike të cilat jetojnë në Maqedoni do tu sigoruhej përfaqësim i drejtë dhe i barabartë në institucionet shtetërore dhe të drejta të tjera kombëtare. Marrëveshjes së Ohrit ju vendos një afat prej katër viteve që të realizohet plotësisht, por fatkeqësisht ajo edhe pas 20 viteve ajo vazhdon që të jetë ende e pa zbatuar plotësisht.

Anekset e kësaj marrëveshje ishin:

A. Amendamentet kushtetuese
B. Ndryshimet në legjislacion
C. Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit

Në pjesën e Mosdiskriminimi dhe Përfaqësimi i Drejtë thuhet:

“Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste”. Kjo pikë është ende larg zbatimit të plotë edhe përkundër faktit se kanë kaluar 20 vite që nga momeni i nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe 16 vite nga koha kur e njejta ështe dashur që të implementohet. Ende ekzistojnë institucione të shtetit të cilat nuk kanë asnjë të punësuar shqiptarë, ka të tjerë që kanë më pak se 10 % të të punësuarve të këti etniteti, ndërsa në institucionet në të cilat përfaqësimi i shqiptarëve është në përputhje me marrëveshjen janë shumë të pakta, shkruan Zhurnal.

Në pjesën e Arsimimi dhe Perdorimi i Gjuhëve thuhet se:

“Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, po ashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu”. Përdorimi i gjuhës është njëra nga pikat e cila është përballur me shumë pengesa dhe problematika në rrugëtimin e saj dy dekadësh, e që edhe përkundër faktit që kanë kaluar kaq kohë që nga nënshkrimi i saj, kjo pike ende nuk po gjen zbatim të plotë në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Marrveshja e Ohrit ishte shpëtimtarja e Maqedonisë së Veriut, por pengesat që po i bëhen implementimit të saj janë jo logjike, e këto veprime jo pak herë kanë ndikuar në ngritjen e tensioneve etnike në vend, e kjo tregon se stabilitetin dhe paqen në vend vazhdon që ta siguroj kjo marrëveshje, e kjo nënkupton se çdo kërcënim për zbatimin e saj është kërcënim direkt për paqen në vend.

Related posts

Rama publikisht i kërkon Bullgarisë të heqë veton për Maqedoninë: Na lini të flasim me BE-në

D V

Mickoski: Arsovska ka potencial të madh

D V

Carovska në mbledhje me drejtorët e shkollave: Jemi të gatshëm për vitin e ri shkollor dhe zbatimin e reformave

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More