Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

200-300 euro gjobë nëse refuzoni të jepni dokumente gjatë regjistrimit

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Nga data 1 deri më 21 prill të këtij viti, në Maqedoni të Veriut do të mbahet regjistrimi i popullsisë. Propozim ligji për regjistrim u miratua dje në Kuvend, ndërsa ky propozim ligj gjithsej përmbanë 55 nene dhe rregulla si duhet të organizohet, shkruan Zhurnal.

Zhurnal në interes të qytetarëve ka hulumtuar nenet për atë se çfarë parasheh ligji nëse qytetarët refuzojnë apo japin të dhëna të pasakta gjatë regjistrimit.

Neni 48 i këtij ligji parasheh gjobë prej 200 deri në 300 euro nëse personi fizik si pjesmarës në regjistrim, në mënyrë të palejuar jep të dhëna nga regjistrimi dhe nuk vepron sipas rregullave për zbatim të regjistrimit.

Sipas nenit 49, ai që do të shkatërrojë, fshehë, dëmtojë, përmirësojë apo në mënyrë tjetër do të shkaktojë që të mos mund të përdoren të dhënat nga aplikimi, do të dënohet me burg prej së paku tre viteve.

Nëse këtë e kryen person zyrtar gjatë regjistrimit, do të dënohet me burg prej së paku pesë viteve.

Sipas nenit 51, gjobë prej 200 deri në 300 euro gjithashtu mer edhe personi fizik i cili refuzon të jep të dhënat që i kërkohen gjatë regjistrimit, apo jep të dhëna të pasakta.

Personat fizik janë të detyruar të japin informata të sakta dhe për të njejtat të paraqesin dokument. Për personat që mungojnë në shtëpi, gjegjësisht atë moment nuk janë prezent aty, të dhëant i jep një anëtar i rritur i familjes, ndërsa për fëmijët deri në moshën 15 vjeçare, dokumentet i paraqet njëri prej prindërve apo kujdestari. Dokumentet i paraqet i zoti i shtëpisë, apo kushdo i rritur prej familjes.

Regjistrimi do të kryhet me laptopë. Regjistrimi do të bëhet në shtatë gjuhë: Maqedonisht, shqip, turqisht, rome, vllehe, serbe dhe boshnjake. Kjo varet nga regjistruesi apo personi që regjistrohet.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...