Agjencia Zhurnal.mk
Bota

200 ditë pa asnjë rast të ri me Covid-19, shteti shembull në luftën me virusin

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Tajvani sapo ka shënuar 200 ditë radhazi pa asnjë rast të transmetuar lokal me Covid-19.

Rasti i fundit që ishulli me 23 milionë banorë raportoi me koronavirus ishte në 12 prill, të dielën e Pashkëve. Që nga dita e përhapjes së pandemisë e deri këtë të enjte, Tajvani ka konfirmuar vetëm 553 raste, ku 55 prejt tyre ishin transmetime lokale.

Pavarësisht se është afër Kinës dhe ka vëllime të larta udhëtimesh dhe tregtie, Tajvani ka regjistruar vetëm shtatë vdekje nga Covid-19 gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Arritja historike e Tajvanit vjen në një javë kur Franca dhe Gjermania po vendosin bllokime të reja dhe Shtetet e Bashkuara identifikuan një rekord prej 88,000 raste plus në ditë.

Tajvanit nuk i është dashur kurrë të vendosë masa të rrepta. As nuk iu drejtua kufizimeve drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.

Por në vend të kësaj, përgjigja e Tajvanit u përqendrua në shpejtësinë. Autoritetet tajvaneze filluan të kontrollonin pasagjerët e fluturimeve direkte nga Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 dhjetor të vitit 2019.

Rastin e parë Tajvani e konfirmoi në 21 janar të 2020-s. Menjëherë ndaloi banorët e Wuhan që të udhëtonin drejt ishullit. Të gjithë udhëtarëve që mbërrinin nga Kina kontinentale, Hong Kong dhe Makao u kërkohej t’i nënshtroheshin testimit të Covid-19.

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...