Agjencia Zhurnal.mk
Bota

2020 ishte viti më vdekjeprurës në Angli, që nga Lufta e Parë Botërore

Të dhënat e reja nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se sa vdekjeprurëse ka qenë pandemia e koronavirusit për Anglinë dhe Uellsin.

Të dhënat e publikuara të martën, tregojnë se 60 8002 vdekje janë regjistruar në Angli dhe Uells në vitin 2020, gati 76 000 më shumë sesa shifra që pritej bazuar në mesataren 5-vjeçare midis 2015 dhe 2019.

Sipas ONS, janë regjistruar më shumë se 77 mijë vdekje se numri i regjistruar në vitin 2019. Kjo shifër shënon rritjen me të madhe nga viti në vit, që nga viti 1940.

Shifrat e reja tregojnë gjithashtu se për sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, 2020 ishte viti më vdekjeprurës në Angli dhe Uells që nga viti 1918, vit që përkon me Luftën e Parë Botërore dhe pandeminë e Gripit Spanjoll.

Megjithatë, popullsia e Anglisë dhe Uellsit u rrit në mënyrë dramatike, midis viteve 1918 dhe 2020. Kjo do të thotë që shkalla e vdekjes, ose përqindja e popullsisë që humbi jetën, ishte shumë e lartë edhe në vitin 1918.

Postime të ngjashme

Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Z H

Biden bënë thirrje të miratohet ndihma financiare prej 1.9 trilion dollarësh për pandeminë COVID-19

Z H

Çfarë po ndodh? Pas përmbytjeve katastrofike, Venecias i ikën uji

Z H

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë efektet e sulmit ajror mbi caqet e milicisë siriane

T E

​OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

T E

Gorbaçov: Putin dhe Biden të takohen për bisedime për çarmatimin

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...