Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

2020-ta, vit në të cilin BE-ja përsëri tradhëtoi Maqedoninë e Veriut

Shkup, 31 dhjetor, zhurnal.mk – Për Maqedoninë e Veriut viti 2020 filloi me shpresë të re, pas zhgënjimit të fundit kah fundi i vitit 2019 kur Franca e bllokoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

Me kërkesë të Parisit dhe disa vendeve të tjera, Komisioni Evropian me hov të plotë nisi punën për të a.q. metodologji e re për bisedime – të cilën deri sot shumë persona e shohin si skepticizëm.

Të etur për kompromis dhe tejkalim të rezistencës së vendeve me ndikim si Franca, shërbimet e Komisionit tashmë në tremujorin e parë dolën me metodologji të re. Sipas tyre, kjo metodologji do ta përshpejtojë dhe thjeshtësojë procesin, edhe pse njëkohësisht do t’ju jap ndikim më të madh politik vendeve të BE-së në procesin e bisedimeve me vendet kandidate. Përveç kundërshtimit të këtij parimi, Bashkimi Evropian dhe veçanërisht Gjermania, e cila përgatitej që ta marrë kryesimin me Unionin më 1 korrik, shfaqi kënaqësi të madh.

Përfundimisht Maqedonia e Veriut, e bllokuar në labirintin evropian, do të fillonte bisedime për anëtarësim.

Kah fundi i qershorit, në brifing me ambasadorin gjerman pranë BE-së, Mihail Klaus, në pyetjen e MIA-s se vallë me siguri mund të thuhet se gjatë kryesimit të vendit të tij, nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut do ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare të shumëpritur, me çka edhe formalisht do të fillojnë bisedimet, të miratuara në mars, ai pa kurrfarë dyshimi deklaroi “po”.

A e mbivlerësoi Gjermania kapacitetin e saj ose e nënvlerësoi kapacitetin e vendeve të tjera të BE-së që të bllokojnë do të tregojë koha, por disa muaj më vonë Sofja filloi të japë sinjale dhe nuk ka për qëllim të lëshojë pe derisa Shkupi nuk i pranon kushtet e saj në lidhje me Marrëveshjen për miqësi.

Kushtet, në pjesën më të madhe të paqarta edhe për Maqedoninë e Veriut, edhe për 26 vendet e tjera anëtare të BE-së, gjetën rezistencë serioze kur u bë e qartë se Bullgaria ka për qëllim ta mbajë peng të gjithë procesin e bisedimeve, gjegjësisht të kërkojë kapitull të posaçëm në bisedimet me Maqedoninë e Veriut, tërësisht e përkushtuar në kërkesat bullgare.

Sipas gjitha gjasave e inspiruar nga procesi me Serbinë, në bisedimet e së cilës ekziston një kapitull i tërë kushtuar Kosovës, Bullgaria vlerësoi se e njëjta duhet të zbatohet edhe me fqinjin e saj Maqedoninë e Veriut.

Vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë, paralajmëronin dhe haptas pas prapaskenave, se kjo kërkesë nuk mund të marrë mbështetje te vendet e tjera për shkak të rrezikut shumë të madh nga krijimi i precedent në procesin e bisedimeve, por edhe për shkak të faktit që me këtë logjikë bisedimet me Maqedoninë e Veriut do të kalojnë në bisedime bilaterale me Bullgarinë dhe me këtë do të paraziton dhe politizohet procesi i bisedimeve në vend që të përqendrohet energjia në çështjet fundamentale siç është sundimi i drejtësisë, korrupsionit, drejtësisë, etj.

E bllokuar në një nga krizat më të mëdha që nga ekzistimi i saj – pandemia botërore, buxhet të pamiratuar, tensione me Hungarinë dhe Poloninë, dhe qorrsokak në bisedimet me Britaninë – BE-ja nuk mundej (ose nuk dëshironte, secili vend ka interpretim e tij) të gjejë forcë që të përballet me kërkesat bullgare, duke e lënë edhe një herë Maqedoninë e Veriut në baltë.

Në fillim të dhjetorit, ishte tashmë e qartë se Shkupi nuk do të realizonte konferencë ndërqeveritare ose kornizën negociuese në vitin 2020. Beteja e fundit mbetej kundër kërkesave joparimore të Sofjes: konkluzionet mbi zgjerimin e BE-së.

Këto konkluzione miratohen rregullisht çdo vit dhe synojnë t’i japin dinamizëm dhe angazhim politik procesit të zgjerimit. Ka pasur kriza më parë, dhe kur shtetet anëtare nuk arritën një marrëveshje, vendi kryesues doli me konkluzionet e tij, megjithëse ato nuk kanë peshën e konkluzioneve të përbashkëta.

Por ky vit nuk është si çdo vit tjetër, ndërsa kjo u dëshmua edhe për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nën presionin e Sofjes, përsëri u kërkua që konkluzionet të përmbajnë referencë për “pretendimet” bazuar në “keqinterpretim të historisë”. Kërkesë që Gjermania dhe shumica e vendeve të BE-së e kundërshtuan, përsëri për shkak të krijimit të një precedenti që mund të jetë edhe më i diskutueshëm dhe problematik, veçanërisht për Ballkanin.

Sofja, sa i përket kornizës negociuese, nuk devijoi. Pse dhe si ndodhi nuk është e qartë. Diplomatët në Bruksel kanë versione të ndryshme, por fakti është se në mes të dhjetorit presidenca gjermane u tërhoq dhe e vendosi këtë fjali shumë të diskutueshme.

Nëse Berlini e dinte se vendet e tjera do të bllokonin, kështu që nuk donte të hynte në një konflikt të drejtpërdrejtë me Sofjen? A ishte më e rëndësishme për Gjermaninë të kishte konkluzione për të gjithë rajonin, edhe me koston e asaj fjalie? Të gjitha llojet e teorive po qarkullojnë në hollet e Brukselit, por për Maqedoninë e Veriut, heronjtë e ditës ishin Çekia dhe Sllovakia, të cilët në një procedurë urgjente, në nivelin më të lartë ministror, ​​bllokuan këto konkluzione, duke theksuar se BE-ja nuk është vendi për të “interpretuar” historinë, procesi i zgjerimit nuk duhet të bëhet peng i problemeve bilaterale.

Ndërsa në Shkup kjo u vlerësua si një fitore, në kryeqytetet e tjera në rajon, si dhe në disa vende të BE-së, kjo shihet si një lloj disfate. Gjegjësisht, ato konkluzione mbi zgjerimin përmbajnë mesazhe të tjera të rëndësishme politike për vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, për shembull veçanërisht për zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila ka rëndësi të madhe për Kroacinë.

Tani, çështja po zhvendoset në presidencën e ardhshme të BE-së, Portugalia, interesi i së cilës për zgjerimin është pothuajse inekzistente dhe nuk dihet ende kur çështja do të vendoset në rendin e ditës.

Duke qenë se Bullgaria do të mbajë zgjedhje në muajin mars, është e qartë se pak besojnë se ka kuptim të diskutohet për Maqedoninë e Veriut në një gjendje kaq të paelektrizuar.

Praga dhe Bratislava, si dhe vendet e tjera të interesuara për zgjerimin, pa dyshim që do të kërkojnë të adresojnë çështjen në nivelin ministror.

Postime të ngjashme

Renate Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut

R Zh

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore

R Zh

Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

R Zh

Zaev, Sasolit / Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociatat për identitetin maqedonas nuk janë opsion

R Zh

Darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrellin javën e ardhshme në Bruksel

R Zh

Xhaferi mori pjesë në Konferencë për digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe nevojën për rregullimin e tyre

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...