Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

21-vjeçari krijon shijen e veçantë të kafesë

Vetëm një vit më parë, 21-vjeçari Stephen Villena nuk është se kishte shumë njohuri për kafenë.

Gjatë karantinës në Filipine filloi të provonte gjëra të reja dhe e dashura i dha pak kafe të freskët vendase. Përshtypja e tij për këtë lloj kafeje ndryshoi plotësisht.

Ai filloi të hulumtonte për ta përgatitur vetë kafenë dhe me kalimin e kohës nisi ta shiste online kafenë e përgatitur.

Është një lloj i kafesë që nuk kërkon shumë punë për t’u përgatitur.

Tani, çdo të shtunë pasdite shihet duke përgatitur kafe në një kënd të pëlqyer të lagjes.

E parkon motoçikletën e tij dhe e shndërron në një bar kafe të improvizuar buzë rrugës. Kafeneja e improvizuar quhet “Sikap Coffee”. “Sikap” do të thotë përpjekje në gjuhën tagalog.

Villna ka nisur këtë punë me partneren e tij dhe një mik që nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Doja ta krijoja një biznes për shkak të pandemisë, izolimit dhe mungesës së të ardhurave. Nuk kishte fare punë kur filloi izolimi. Sigurisht se qëllimi kryesor është për të pasur të ardhura. Por në të njëjtën kohë, kam për qëllim edhe t’ju ndihmoj fermerëve”.

Që nga marsi, izolimi për shkak të pandemisë COVID-19 e ka prekur shumë industrinë ushqimore dhe të pijeve, përfshirë edhe tërë rrjetin e furnizimit të kafesë.

Filipinet, pavarësisht se është vend që prodhon kafe, është treg ku kafeja konsumohet menjëherë.

Kështu që ekspertët janë zënë në befasi, kur e kanë vërejtur se një grup i konsumuesve të zakonshëm të kafesë kishin filluar të interesoheshin për të përgatitur në shtëpi.

Grupi në Facebook “Coffee Home Brewers” në fillim të pandemisë kishte qindra anëtarë, kurse tani numëron plot 24 mijë sish.

Sipas themelueses së këtij grupi, njerëzit mund të bëjnë pyetje nga më të thjeshtat, të cilat marrin këshilla nga profesionistët.

“Kur bëni ndonjë pyetje, le të themi pyesni rreth kokrrave të kafesë. Në grup ka prodhues dhe fermerë të cilët mund të përgjigjen, ka pjekës, ka kampionë të përgatitjes së kafesë nga Filipinet dhe vendet e tjera. Ka pronarë të kafeneve. Dhe njerëz nga secila pjesë e industrisë së kafesë janë pjesë e këtij grupi dhe ata mund t’iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme. Kjo gjë është shumë e mirë”.

Ish-baristi John Santos ka ëndërruar gjithmonë për ta pasur kafenenë e tij, por kurrë nuk ka menduar se do të jetë në rrugë.

Së bashku me miqtë e tij ata filluan biznesin e shitjes së kafesë së paketuar në fillim të izolimit. Dhe më vonë ata gjetën një vend afër një zone malore, të frekuentuar nga çiklistët.

Pavarësisht fillimit të ngadaltë, kjo punë ka qenë përvojë e veçantë krahasuar me punët e tij të mëhershme.

Nëse jeni konsumues i rregullt i kafesë, tani, në një kohë pandemie kur kafenetë janë të mbyllura, ndoshta është koha që të mësoheni ta përgatitni vetë në shtëpi.

Postime të ngjashme

Piceria me “furrë” vullkanike, në temperaturë 1 mijë gradë celsius

S.B.

Shitet në ankand diamanti më i madh në histori, vlera e tij kap vlerën e 14 milionë dollarëve

S.B.

Kjo është macja fatlume – posedon lodra, vepra arti, shtrat dhe televizion

S.B.

Pandemia i ndau vëllezërit binjakë nga Suedia, kështu që ata janë në kufi çdo ditë dhe takohen me njëri-tjetrin

S.B.

Burri humbi unazën e martesës gjatë pushimeve, tani atë e mban me krenari një peshk

S.B.

Një krijesë ‘aliene’ u pa në një plazh në Kaliforni

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...