Agjencia Zhurnal.mk
Bota

21 vjeçarja nga Missouri merr hakun e të vëllait duke vrarë të dyshuarin tre ditë pas ngjarjes

Një vajzë nga Missouri në SHBA që kërkonte hakmarrje për vrasjen e vëllait të saj 16 vjeçar, kishte gjurmuar dhe vrarë me armë të dyshuarin për vrasjen e tij, tre ditë pasi adoleshenti ndërroi jetë.

21 vjeçarja Tityana Coppage, është akuzuar për vrasje të gradës së dytë pasi qëlloi për vdekje 36-vjeçarin Keith Lars, thuhej në njoftimin e prokurorisë së Jackson County.

Autoritetet thanë se Lars u gjet në bagazhin e një automjeti Toyota në Kansas më 13 janar, ndërsa në skenën e ngjarjes oficerët gjetën 23 gëzhoja nga dy tipe plumbash.

Coppage u tha autoriteteve se e dinte pak a shumë ku mund të gjente Lars dhe e kishte ndjekur atë para krimit.

Ajo tha se kishte telefonuar Lars para shkëmbimit të zjarrit, por shtoi se shpresonte se konflikti mes tij dhe familjarëve të saj do të zgjidhej para përdorimit të armëve.

Por më vonë Lars kishte hapur zjarr nga automjeti i tij, ashtu si dhe Coppage, e cila nisi të qëllonte nga automjeti i saj. Kjo e fundit e përshkruante ngjarjen si “vetëmbrojtje”.

Vëllai i saj Ugwuh u vra me armë më 10 janar në Kansas City, dhe ishte një basketbollist i talentuar me skuadrën e shkollës.

Në vitin 2016, familjen e gjeti një tjetër tragjedi teksa vëllai i tyre më i vogël dhe kushëriri tetë vjeçar u vranë në shtëpinë e tyre teksa flinin.

Ngjarja është ende e pazbardhur nga autoritetet.

Postime të ngjashme

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

Ghani fajëson Uashingtonin për pasigurinë në Afganistan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...