Agjencia Zhurnal.mk

21 vjet pas betejës së Gradinës, rrëfim i Arben Krasniqit që u plagos rëndë tri herë në trup

Kanë kaluar 21 vjet që kur në malet e Berishës, përkatësisht te vendi i njohur si ‘Shkëmbi i Gradinës’, u zhvillua një betejë e fuqishme mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të armatosura serbe.

Në këtë betejë, heroikisht kanë rënë Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Halim Bajraktari e Mentor Gashi dhe të palgosur kanë mbetur afër 15 persona.

Nga të plagosurit e kësaj beteje, tashmë 21 vjet pas saj, për Syri Kosova ekskluzivisht ka folur ish luftëtari i UÇK-së, tanimë Invalid i Luftës, Arben Krasniqi.

Krasniqi ka rrëfyer disa nga momentet që ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu kam bashkuar qysh në moshën 19 vjeçare dhe kam qenë pjesë e Brigadës Ismet Jashari ‘Kumanova’. Si i ri, e kam ndjerë obligim që t’i shërbej atdheut dhe e kam ditur pak a shumë se çfarë sfida mund të më presin në luftë, por, kjo gjë nuk më ka ndaluar në arritjen e idealit. Edhe pse terreni ka qenë i vështirë, ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë nga synimi që kishim e që ishte një Kosovë e lirë” ka thënë Krasniqi.

Edhe përgjegjësia që kishin mbi supe ai dhe shokët e tij ka qenë e madhe, pasi në këtë zonë kanë qenë me mijëra shqiptarë ciliv.

“Përgjegjësinë e kemi pasur edhe me të madhe sepse në malet e Berishës thuhet se kanë qenë mbi 75 mijë persona civil, të cilët kanë qenë nën qiellin e hapur. Ata shpresën fillimisht e kishin te Zoti, e pastaj edhe te ne që po luftonim në mbrojtjen e tyre” shtoi ai.

E ditën e 18 prillit të vitit 1999 e ka akoma të freskët në memorien e tij.

“Dita e 18 prillit ka qenë një nga ditët që unë do ta kem gjithmonë në mendjen time dhe në trupin tim. Në këtë ditë ne ushtarët jemi përballur me një alteri të rëndë të forcave serbe, siç janë ato ajërore e tokësore, me një granatime të fuqishme dhe këmbësoria ia kishin mësyer maleve të Berishës, aty dhe ku ne e zhvilluam këtë betejë” kujton Krasniqi.

Mbrojtjen për atdheun përpos përgjegjësisë morale, ndjenjën e triumfit ua ka shtuar më shumë një deklaratë që Vosjlav Sheshel e kishte bërë.

“Pasi u bë plani për të na sulmuar, kryekrimineli Vosjlav Sheshel kishte thënë se për 24 orë do të pinte kafe në malet e Berishës, mirëpo, falë luftës së pandalshme të ushtarëve shqiptarë, ky plan i tij dështoi, edhe pse na kushtoi me jetën e 5 dëshmorëve dhe afër 15 ushtarë tjerë sa ishim të plagosur” shtoi Krasniqi.

Ish luftëtari i UÇK-së ka ndarë me lexuesit e Syri.net Kosova edhe momentin kur u plagos.

“Unë kam  qenë i plagosur në fyt, krahëror dhe në këmbë. Më pas, unë jam dërguar në spitalin e Divjakës dhe për plagët e mija mbi trup që i kisha u kujdes doktori i luftës, Fadil Beka, të cilit i jam mirënjohës gjithë jetën. Pos Bekës, për mua janë kujdesur edhe Fitim Selimi si dhe infermierët që me kujtohen me emra e që janë motrat Drita, Indirja, Mehremja, Antigona si dhe Lirimi e Samiu” tha Krasniqi.

Plagët që ka marrë në këtë luftë e që ishin shumë të rënda, Arbenit iu shëruan edhe në Kosovën e pasluftës, e cila u çlirua në qershorin e 1999-ës.

Përveç stafit mjekësor që e mjekuar, Krasniqi tha se është falënderues ndaj Zotit dhe se për gjithë shokët e tij që ranë në rrugën e çlirimit ai ndjen nderim dhe mall.

I pyetur se a do të luftonte përsëri, përkundër gjithë vështirësive që ka kaluar, Arbeni dha një përgjigje të prerë.

“Po, padyshim që do të luftoja përsëri” tha ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...