Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

22 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 22 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Me rastin e shënimit të kësaj dite të dhimbshme, ushtruesi i detyrës së presidentit, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca do të bëjë sot homazhe në Pastasellë, në orën 12:45.

Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...