Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

22 vjet nga masakra në Rezallë

Sot u mbushën 22 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast autoritetet komunale në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, sot do të bëjnë nderime te varrezat e të rënëve në Rezallë të Skenderajt.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Dafina Vidishiqi

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Dafina Vidishiqi

Kurz: Brukseli e humb besushmërinë nëse nuk mban premtimet ndaj Kosovës dhe Serbisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...