Kosova sot shënon përvjetorin e rënies së dëshmorëve: Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Ata u vranë më 2 dhjetor 1998 në një pritë nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së Studentëve derisa ishte duke lëvizur me veturë në “Kodrën e Diellit” në Prishtinë.
Tre të rënët janë dekoruar dëshmorë nga Presidenca e Kosovës.
Në vendin e rënies së këtyre tre dëshmorëve në mes të konvikteve të studentëve dhe qendrës tregtare është vendosur edhe pllaka përkujtimore.