Reshjet e shiut siç ndodh rëndom shkaktojnë aksidente të shumta jo vetëm në Kosovë, por gjithandej.
Mospërshtatja me kushtet atmosferike dhe dukshmëria më e vogël gjatë ngasjes janë shkaktarët që cilësohen si më kryesorët, përveç shpejtësisë, se pse ndodhin më shumë aksidente në të tilla periudha.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mbarë vendin kanë ndodhur 56 aksidente, e prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet, 19 me të lënduar e 35 vetëm me dëme materiale.