Maqedoni TOP LAJM

243 raste të reja, 4 të vdekur dhe 100 të shëruar, ja bilanci i fundit me Covid 19

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1831 testime, kurse janë regjistruar 243 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 98, Strumicë – 21, Prilep dhe Sveti Nikollë nga 12, Kumanovë dhe Koçanë nga 11, nga 9 raste në Strugë, Radovish dhe Berovë, Shtip – 7, nga 5 raste në Manastir, Ohër, Gostivar dhe Gjevgjeli, në Vallandovë dhe Kavadar nga 4 raste, Veles – 3, nga 2 raste në Tetovë, Kriva Pallankë, Vinicë, Negotinë dhe Dellçevë dhe nga 1 rast në Proobishtip, Demir Hisar dhe Kërçovë.

Sot ISHP-ja ka regjistruar 100 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 4 persona. Bëhet fjalë për një 65 vjecar nga Prilepi, një 82 vjecar nga Manastiri dhe dy pacientë nga Kumanova të moshës 72 dhe 80 vjecare.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 18.602, numri I të shëruarve është 15.264 kurse I viktimave – 753. Për momentin njoftohet për 2585 raste aktive. Në nivel vendi gjithsjet janë bërë 193.652 testime.

Në covid-spitalet e vendit sipas raportit të MSH-së janë të shtruar 364 pacientë, prej të cilëve, 47 janë në trajtim me oksigjeno-terapi kurse 3 të kycur në respiratorë.

Postime të ngjashme

VMRO kërkon që problemi me Bullgarinë të debatohet në Parlament

T E

Mertenika: Qytetaret po fitojnë imunitetin ndaj Covid-19.

T E

Ekspertët: Marihuana ka pasoja negative, interesi i popullit është para interesave shtetërore

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...