25-vjet nga rënia e heroit Sali Çekaj, Osmani: Ndër figurat më të shquara të historisë së re të Kosovës

nga D V

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Sali Çekaj, në 25-vjetorin e rënies.

Osmani heroin Çekaj e ka vlerësuar ndër figurat më të shquara të historisë së re të Kosovës.

“Sali Çekaj, përveç lider ushtarak, ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare.

Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së,  Adem Jashari dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti.

Veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë,  si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares, e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës.

Qoftë i përhershëm kujtimi për heroin Sali Çekaj!”, shkruan Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More