Maqedoni

2500 qytetarë kanë aplikuar për subvencione për inverterë, pagesat fillojnë nga java e ardhshme

Zhurnal Ads

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Rreth 2.500 qytetarë dorëzuan kërkesa për subvencione për inverterë në Shkup. Në disa pika, ata tashmë kanë filluar të lënë sobët e tyre të vjetër, që është kusht për pagesën e subvencionit, i cili duhet të fillojë prej javës së ardhshme.

“Deri në fund të javës së kaluar, kishte rreth 2.500 kërkesa për inverterë. Qytetarët tashmë kanë filluar dorëzimin e sobëve të vjetra, gjë që mundëson fillimin zyrtar të pagesës për inverterët e blerë”, tha sot kryetari i Shkupit Petre Shilegov.

Ai sqaroi se procedura për subvencione ishte bllokuar për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re.

“Kur ajo pengesë u hoq, zyrtarisht, në pika të caktuara qytetarët tashmë kanë filluar të dorëzojnë sobët e tyre të mëparshëm të ngrohjes për të marrë subvencionin”, tha Shilegov.

Pagesa e subvencionit për inverterët, shpjegoi ai, do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa tashmë ka filluar pagesa e subvencioneve për biçikleta dhe subvencione të tjera të siguruara nga Qyteti i Shkupit.

Postime të ngjashme

Kushtëzime joevropiane nga Sofja për fillimin e negociatave me BE-në

XH,I

A e vrasin koronavirusin shpëlarësit e gojës? Ja çfarë thotë studimi i ri!

T E

Falsifikoi testin për covid, arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Elez Han

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...