Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi – Vend për ofendime apo për sjelljen e ligjeve të mira?

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Debati i Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re, sipas Marko Troshanovskit nga Instituti për Demokraci, ka treguar një degradim të mëtejmë të dialogut politik. Hulumtimet tregojnë se deri tani niveli i debatit në Parlament ka qenë i ulët, transmeton Zhurnal.

“Xhaferi i qortoi deputetët për fjalorin”, “Xhaferi: Lexoni rregulloren ta mësoni çfarë është replikë, larg do të arrijmë kështu “englisht””, “Janushev goditi foltoren, Xhaferi e paralajmëroi”, kështu ishin titujt nëpër media këtë vikend, derisa në sallën e Kuvendit, deputetët në dy metra distancë dhe me maska në fytyrë, debatuan për zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Përpos që seanca ishte si test për atë si do të mund të zhvillohen ngjarjet e mëdha në një hapësirë të mbyllur gjatë epidemisë së korona virusit, ajo është edhe një indikator për atë se çfarë Kuvendi do të ketë shteti pas këtyre zgjedhjeve.

Çfarë e pret Qeverinë e re?

Në këtë përbërje parlamentare, e cila erdhi pas zgjedhjeve të 15 korrikut, ka shumë deputetë të rinjë. Rreth 30 deputetë nga 120 janë nga përbërja e kaluar parlamentare, derisa të tjerët për herë të parë ulen në ulëset e deputetëve.

Freskimi i përbërjes së deputetëve, sipas Albert Musliut nuk ka sjellë shumë ndryshime në retorikën dhe sjelljen e deputetëve. Sipas tij, edhe kjo përbërje re parlamentare do të jetë e partizuar, por dallimi është në atë se tani kemi opozitë më të organizuar shqiptare. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të cilat janë në opozitë, së bashku kanë 12 deputetë, derisa partitë tjera, BDI ka 15, PDSH një dhe BESA katër, si pjesë e koalicionit me LSDM-në.

“Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë do të kemi Kuvend mjaft me konflikte, por dua të shpresoj se kjo është përshkak formimit të qeverisë së re dhe bisedimet dhe debatet do të jenë më konstruktive kur do të flitet për vendimet ligjore. Ne edhe këto ditë nuk pamë debate për përmirësimin e programit të Qeverisë së re, por më tepër për nënçmim të anëtarëve të Qeverisë”, thotë Musliu.

Parlamenti – Arenë për ofendime apo vend për sjelljen e ligjeve të mira për qytetarët?

Edhe përbërja e tanishme e Kuvendit të Maqedonisë nuk u njoh nga hulumtuesit si ndonjë ku përdoret debat i argumentuar. Sipas hulumtimeve nga Instituti për Demokraci e zbatuar me organizata partnere, dhe e publikuar në maj të këtij viti, krahasuar me parlamentin e Sllovenisë dhe Parlamentin Evropian, Parlamenti i Maqedonisë ka ngecë në nivelin e debatit të argumentuar, transmeton Zhurnal.

Në hulumtimin e Institutit për Demokraci thuhet se në bazë të vëzhgimit të debateve në përbërjen parlamentare nga viti 2017 deri në vitin 2019, mund të konkludohet se fjalimet e deputetëve në përgjithësi kanë qenë të dobta apo fare nuk kanë qenë të argumentuara.

Çfarë porosi dërguan deputetët?

Kjo përbërje parlamentare deri tani ka pasur seancë vetëm gjashtë ditë, prej të cilave me konfrontime kaluan seancat për zgjedhjen e Xhaferit kryeparlamentar dhe seanca dy ditore për zgjedhjen e Qeverisë së re. Edhe në dy seanca kur votohej, grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së doli nga salla e Kuvendit.

Partia opozitare, koalicionin qeveritar mes PDSH-së, BDI-së dhe LSDM-së, e quante koalicion i gënjeshtrave, ndërsa kryeministrin Zoran Zaev e quanin “top shop mandatar”, kinse ka premtuar gjithçka, ndërsa ai ua ktheu me “Dormeo opozitë”, duke aluduar se në këto dyshekë të njohura kanë fjetur ata kur për shtetin janë marë vendime të rëndësishme në periudhën e kaluar. Me tingullin si flisnin njëri me tjetrin, vërehej një padurim, e opozita e sulmonte pushtetin për gënjeshtra, korrupsion dhe paaftësi, ndërsa pushteti edhe për gjendjen e tanishme në radhët e VMRO-DPMNEsë por edhe për qeverisjen e ish kryeministrit nga kjo parti, Nikolla Gruevski, i cili tanimë disa vite është azilant në Hungari.

Ndryshe, kjo përbërje parlamentare është e dhjeta që nga mëvetësimi i Maqedonisë. Në të ka 120 deputetë, 46 nga koalicioni “Mundemi” (LSDM-BESA), 44 nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, 15 nga BDI, 12 nga ASH-Alternativa, dy nga “E Majta” dhe një nga PDSH.

Prej tyre, 43 janë femra dhe 77 janë burra. Zgjedhjet u mbajtën më 15 korrik pasi vitin e kaluar në tetor shteti dështoi të marë datë për negociata me BE-në.

Zgjedhjet më parë u caktuan më 12 prill por përshkak pandemisë u shtynë për më 15 korrik./REL//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Takim Hasani – Reka: E rëndësishme të ndihojmë njëri tjetrin në këto momente krize

Z H

1406 raste të reja, 937 të shëruar dhe 21 të vdekur

T E

VMRO: Po keqpërdoren paratë nga fondet evropjane

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...