Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

2585 raste aktive me Covid, më së shumti në Shkup – 891

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Zhurnal.mk – Me 243 rastet e reja të djeshme që ishin rekord deri tani, sipas statistikave, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend për dy ditë u rit për 1/5, duke arritur në 2585, informon Zhurnal.

Mbi 66% e rasteve aktive janë nga Shkupi – 891, Kumanova 186, Koçani 183, Strumica 178, Tetova 149 dhe Prilepi 134.

Më së paku raste aktive ka në Dojran 8, Gjevgjeli 7, Makedonski Brod dhe Resnje nga 6, Pehçevë 4, Kërçovë 3, Demir Hisar dhe Kratovë nga dy dhe Krushevë 1.

Në Shkup më së shumti ka në Aerodrom – 144, më pas në Qendër 142, Karposh 129, Kisella Vodë 104, Gazi Babë 102, Haraçinë 6, Studeniçan 7, Saraji 15, Shuto Orizarja 18, Buteli 32, Ilindeni 35, Gjorçe Petrov 64, Çair 65 e të tjerë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 pacientë ndërsa kanë vdekur katër. Në kurim spitalor gjenden gjithsej 364 pacientë.

Institucionet edhe më tej kërkojnë reptësisht të respektohen masat sepse duhet të mësohemi të jetojmë me virusin.

Deri tani gjithsej janë infektuar 18602, janë shëruar 15264 dhe 752 kanë ndëruar jetë.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Merkel uroi Zaevin për Qeverinë e re

XH,I

Reeker: Ndikimi i dëmshëm rus, sfidë për vendet anëtare të NATO-s

T E

Arrestohet në Xhermë të Tetovës një i arratisur nga burgu

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...