Agjencia Zhurnal.mk
Bota

27 vendet e BE shqyrtojnë marrëveshjen e Brexit

Koha nuk pret: Shtetet e BE duan që të hënën të konsultohen për reagimet, pyetjet e hapura dhe rezervat e mundshme për marrëveshjen e arritur mes BE dhe Britanisë së Madhe për Brexitin.

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të presidencës gjermane. Ambasadorët pas kësaj miratuan një letër për Parlamentin Europian, ku bëjnë të ditur synimin e tyre për të lejuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 1 janar. Ky dokument i ndërmjetëm ofron kohë për “shqyrtim të rregullt dhe të plotë demokratik të draftit të marrëveshjes nga Parlamenti Europian”, është shprehur një diplomat europian. Sepse PE ka bërë të ditur, se nuk mjafton koha për një ratifikim të rregullt deri në fund të vitit.

Laburistët sinjalizojnë miratimin

Marrëveshja e negociuar nga Barnier dhe Komisioni Europian do të verifikohet tani nga kryeqytetet eurooiane. Takimi tjetër i ambasadorëve të BE është planifikuar të hënën, për të diskutuar reagimet e mundshme apo rezervat ndaj marrëveshjes. Më pas ambasadorët i hapin rrugë një procedure me shkrim që hap rrugën për nënshkrimin e saj.

Edhe nga pala britanike ka filluar procesi i miratimit. Më 30 dhjetor në një seancë të posaçme do të mblidhet parlamenti britanik për këtë çështje. Partia opozitare laburiste ka bërë të ditur ndërkohë, se do ta miratojë marrëveshjen. Me këtë edhe disa kundërshtarë të marrëveshjes brenda kampit konservator qeveritar nuk do ta pengonin miratimin e saj.

Përfaqësues të ekonomisë e kanë përshëndetur marrëveshjen. Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Londër, AHK ka bërë fjalë për “një psherëtimë lehtësimi.” Edhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës Gjermane të Industrisë, Joachim Lang theksoi se “marrëveshja është më mirë se mosarritja e një marrëveshjeje.” Në të njëjtën kohë ai theksoi, se ky pakt do të thotë më shumë burokraci dhe formalitete të panevojshme kufitare.

Postime të ngjashme

Holanda njeh gjenocidin e Perandorisë Osmane ndaj armenëve, reagon Turqia

S.B.

Bruksel, Samit BE-NATO për sigurinë

S.B.

SHBA kryesoi shpenzimet globale të mbrojtjes për vitin 2020

S.B.

Probleme me motorin, një tjetër avion Boeing 777 bën ulje të detyruar

S.B.

Sulmohet burgu në Haiti, 8 viktima, mes tyre drejtori i burgut

S.B.

“Princi i Kurorës Saudite, i përfshirë në vrasjen e Khashoggit”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...