27 vjeçari dyshohet që përmes internetit e ka kërcënuar kandidatin për kryetar të komunës

Shkup, 5 tetor – Policia e Maqedonisë së Veriut ka filluar procedurat për zbardhjen e rastit ku një 27 vjeçar dyshohet se ka kërcënuar një kandidat për kryetar në Prilep në rrjetet sociale.

 

“SPB – Prilep deri te Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka paraqitur kallëzim penal ndaj 27 vjeçarit R.T. nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144 paragrafi 4 të Kodit Penal”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se më 19 shtator në mbrëmje në “Facebook” ka kërcënuar përmes tri publikimeve denoncuesin 51 vjeçar B.J., i cili njëkohësisht është kandidat për kryetar të komunës.

Më 17 tetor do të mbahet raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale në Maqedoninë e Veriut, ku kandidati i VMRO-DPMNE-së për në Prilep është Borçe Jovçevski, ndërsa për LSDM-në do të garojë Goran Sugarevski, për çka u largua nga pozita e kryedoganierit.

Related posts

Zaevi e uroi RF të Gjermanisë me rastin e Ditës së unitetit gjerman dhe bashkimit të sërishëm

D V

Qendra estoneze për zhvillim ndërkombëtar do ta ndihmojë digjitalizimin e shtetit

D V

Kojiq: “Delta” nuk humb shijen dhe aromën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More