Agjencia Zhurnal.mk

272 mijë persona hynë në Shqipëri, 20 mijë nga Italia e Greqia

Mbyllja e kufijve për të parandaluar coronavirusin ka ndikuar në një rënie të theksuar të lëvizjes së shtetasve. Të dhënat zyrtare tregojnë se 272 mijë persona janë futur në territorin shqiptar gjatë muajit mars dhe 20 mijë nga Italia dhe Greqia.

Në mesin e muajt mars Shqipëria mori vendimin për mbylljen kufijve duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve si masë shtrënguese për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19. Kjo ka reflektuar në rënien e lëvizjes së shtetasve.

Instituti i Statistikave ka publikuar sot raportin e lëvizjes së shtetasve për muajin mars 2020 ku rezulton se ka pasur një rënie me 61.8 % të hyrjeve në territorin shqiptar me një numër total prej 272.514 qytetarësh të huaj dhe shqiptar ndërsa për tre mujorin e parë të këtij viti shifra kapërcen në mbi gjysmë milioni.

Qeveria shqiptare shpalli në fillim si zona të kuqe Italinë dhe Greqinë pasi përhapja e coronavirust kishte nisur. Por, pavarësisht kësaj, vetëm për muajin mars nga Italia kanë hyrë 4.793 shtetas të huaj me një rënie me rreth 77.8%, ndërsa nga Greqia 15.183 persona të huaj me një rënë prej 66.5%.Në total në Shqipëri në muajin mars 2020 kanë hyrë 95.321 shtetas të huaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...