Kosovë Kronika

28-vjeçari bën kërdi në Pejë: Vjedh material në vlerën e 55 mijë eurove

Zhurnal Ads

Një person i moshës 28-vjeçare është arrestuar sot në Pejë. Ai po dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’, shkruan Express.

Pronari i një depoje në Pejë, ka raportuar se në depon e tij mungonte material në sasinë e 55 mijë eurove.

Pas një pune intensive nga hetuesit rajonalë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B., lindur më 1992.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

“Në Stacionin Policor Pejë, me datë 21.09. 2020 , është paraqitur një rast “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej Pesëdhjetë e pesë mijë (55 000) Euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

​1 mijë e 871 raste aktive me COVID-19

admin

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku

admin

Vdekja e gazetarit e ish-deputetit, kryeministri ngushëllon familjen

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...