Agjencia Zhurnal.mk
Bota

28,997 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Turqi

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 28.997 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19, përfshirë 2.483 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 4.92 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 41.527, përfshirë 336 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu 38.218 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në mbi 4.55 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer pothuajse 48 milionë teste të dyshuara për COVID-19, me 241.747 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Figurat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 3.452.

Turqia deri më tani në mbarë vendin ka administruar 23.89 milionë doza të vaksinës COVID-19, me rreth 14.19 milionë persona të cilët tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Postime të ngjashme

Cilat janë 10 vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë?

N E

Joe Biden me propozime të reja për të nxitur vaksinimet

N E

Numri i infeksioneve në Austri ka rënë nën 1 mijë

N E

Pezullohet përdorimi i vaksinës AstraZeneka në Sllovaki

N E

Anglia nga java e ardhshme do të fillojë të përdorë certifikatat dixhitale të vaksinimit

N E

Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi që nga viti 1947

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...