Agjencia Zhurnal.mk

29% e bizneseve e kanë reduktuar stafin, OEMVP i propozon Qeverisë masa ekonomike

Shkup, 31 mars, zhurnal.mk – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka zhvilluar një anketë me bizneset e vendit me qëllim matjen e efektit direkt të pandemisë së koronavirusit-COVID-19 mbi ekonominë dhe bizneset në vend dhe për të të pasur një pasqyrë reale të gjendjes së shkaktuar nga ky virus.

Kryetari i OEMVP Nebi Hoxha duke zbuluar rezultatet e kësaj ankete tha se, në këtë periudhë të pandemisë, 27% të të anketuarve janë përgjigjur se veprimtaria e tyre ende ka vazhdimësi normale në krahasim me periudhën paraprake.

“Fakti që 33.3% janë përgjigjur se punojnë me orar të shkurtuar, ndërsa 31.7% thonë se punojnë me kapacitet të reduktuar, tregon për rrezikun që ballafaqohen kompanitë në funksionimin e tyre. Përgjigje brengosëse dalin edhe nga pyetja se a ka pësuar ndryshim numri i të punësuarve. 52.9% thonë që për momentin ai numër nuk ka pësuar ndryshim, 29.4% pohojnë se kanë bërë reduktime tek numri i stafit, ndërsa 17.7% thonë nëse nuk marrin ndihmë nga shteti, do të detyrohen edhe ata të bëjnëreduktime në numrin e të punësuarve” pohoi Hoxha.

Duke treguar më tej rreth anketës së realizuar me bizneset, drejtuesi i OEMVP-së tha se shumica e kompanive i vlerësojnë si joadekuate masat ekonomike të Qeverisë për bizneset dhe ekonominë; dhe se një numër i konsiderueshëm i të anketuarve mendojnë se nuk do t’i shfrytëzojnë këto masa dhe subvencione shtetërore për të rimëkëmbur bizneset.

“Sipas anketës, 57.1% e të anketuarve kanë bindjen se masat nuk ndihmojnë bizneset. 25.4% janë përgjigur se masat janë pjesërisht të qëlluara, ndërsa vetëm 6.3% mendojnë se masat janë të qëlluara. 38.1% janë përgjigjur se këto masa të parapara nuk janë të aplikueshme për veprimtaritë e tyrë, ndërsa23.8% janë përgjigjur se nuk do t’i shfrytëzojnë këto masa” deklaroi Nebi Hoxha.

Duke u nisur nga fakti ku, siç thotë Hoxha, bizneset janë duke u dëmtuar dhe se masat aktuale të Qeverisë nuk ndihmojnë aspak, OEMVP-ja propozon këto masa:

  • Borxhet e shtetit ndaj kompanive private të kthehen me prioritet, pasi që likuiditeti i shumë kompanive vendohet në rrezik në këtë periudhe krize;
  • Kthimi i TVSH-së të realizohet me prioritet për prodhuesit dhe ata që janë të orientuar ndaj eksportit;
  • Shfuqizimi i akontacionit mbi tatimin në fitim, pasi që 2020-ta do jetë vit me humbje për shumicën e kompanive, dhe avancimi i fitimit gjithsesi do të ndikojë në likuiditetin e tyre;
  • Produktet që Qeveria i konsideron si esenciale për jetën e qytetarit, të cilat importohen të kenë 0% kosto të doganës, pasi që çmimi hyrës i të njejtave është rritur, ndërsa kompanitë kanë kufizim të rritjes së çmimeve;
  • Subvencionim i pagës së punëtorëve në vlerë minimale mesatare prej 20,000 den neto;
  • 0-0,30 % normë interesi për kredi të reja që do të ju nevojiten kompanive nga Bankat komerciale në vend. Kjo normë e interesit të mbulohet nga ana e shtetit, përkatësisht Qeverisë;
  • Kredi me norma interesi minimale dhe procedurë të thjeshtëzuar për kompanitë që kanë projekte zhvillimore.

Ndërkaq sipas OEMVP-së, realizimi i masave duhet të realizohet sipas këtyre parimeve:

  1. Masat të aplikohen me prioritet në afat sa më të shpejtë;
  2. Të përkrahen të gjitha kompanitë dhe masat të jenë inkluzive për të gjitha përshkak se të gjithë njëlloj janë të goditur nga situata;
  3. Përkrahja për subvencionim të pagave të zgjasë minimum 3 muaj;
  4. Kreditë me normë interesi 0-0,30% të kenë minimum grejs periudhë prej 6 muajsh;
  5. Partitë politike të mos shërbehen me krizën e COVID19 për poena politike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...