Agjencia Zhurnal.mk

3 persona nga shtëpia e pleqve në Kumanovë rezultojnë pozitiv ndaj Covid 19

Kumanovë, 17 prill – Zhurnal.mk – Një shfrytëzuese dhe dy të punësuar në Shtëpinë e pleqve “Zafir Sajto” në Kumanovë kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19, informon Zhurnal.

Rezultatet i kanë konfirmuar nga Qendra për Shëndet Publik Kumanovë.

“Të punësuarit janë në izolim që nga shtatë prilli, kur u testuan me punonjës tjerë nga personeli. Testimi u inicua pas një rasti të kthimit nga shërimi e një shfrytëzuese e cila më parë ishte hospitalizuar në spital përshkak disa problemeve shëndetësore dhe është vendosur në shtëpinë në dhomën për izolim”, ka deklaruar drejtori i Shtëpisë, Dejan Stojanovski.

Në këtë shtëpi nuk ka të infektuar të tjerë, as mes shfrytëzuesve as mes të punësuarve. Nga fillimi i përhapjes së virusit, siç thotë Stojanovski, janë ndërmarë masa dhe të punësuarit përdorin pajisje mbrojtëse./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...