Agjencia Zhurnal.mk

3 të vdekur dhe 160 raste të reja me Covid, shërohen 368 pacientë

Shkup, 14 gusht – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë përplot 2172 testime, ndërsa janë regjistruar 160 raste të reja pozitive me Covid 19, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup ka 38 raste të reja, në Tetovë 20, Kumanovë 19, Gostivar 13, Shtip 10, Strugë 9, Kërçovë 8, Shën Nikollë 5, Prilep 4, Ohër 4, Koçan 4, Kavadar 4, Veles 3, Demir Hisar 3, Strumicë 2, Makedonski Brod 2, Pehçevë 2, Berovë 2, Vinicë 2, Dellçevë 1, Negotinë 1, Probishtip 1, Dibër 1, Manastir 1 dhe Vallandovë 1.

Ndërkohë kanë ndëruar jetë tre pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Shkupi të moshës 60 dhe 72 vjeçare dhe një paciente nga Gostivari e moshës 53 vjeçare.

Nga ana tjetër janë shëruar 368 pacientë.

Deri tani numri i të infektuarve është 12515, i të shëruarve 9030, i të vdekurve 535 ndërsa rastet aktive kanë rënë në 2950.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...