Agjencia Zhurnal.mk

3 të vdekur dhe 163 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Shkup, 26 qershor – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 1074 teste, ndërsa janë regjistruar gjithsej 163 raste të reja me Covid 19, informon Zhurnal.

Prej tyre, në Shkup janë regjistruar 70 raste, Kumanovë 2, Dibër 6, Shtip 14, Prilep 2, Tetovë 25, Strugë 4, Veles 2, Manastir 1, Ohër 9, Kavadar 3, Gostivar 11, Strumicë 1, Kriva Pallankë 2, Koçan 3, Shën Nikollë 4 dhe Resnje 4.

Nga ana tjetër janë shëruar 40 pacientë, prej të cilëve 6 janë nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 16 nga Shtipi, 1 nga Prilepi, 9 nga Tetova, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 2 nga Gostivari, 1 nga Koçani dhe 1 nga Resnja.

Ndërkohë kanë humbur jetën gjithsej 3 pacientë nga covid 19 dhe të gjithë në spitalin “8 shtatori”.

bëhet fjalë për pacient nga Resnja 42 vjeçar, pacient nga Shkupi 71 vjeçar dhe paciente nga Shkupi 83 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 5758 persona, numri i të shëruarve 2206, i të vdekurve 268 ndërsa rastet aktive janë 3284.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...