Agjencia Zhurnal.mk

3 të vdekur dhe 18 të prekur të tjerë me Covid 19 në Maqedoni

Shkup, 20 prill – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 pacientë të shëruar. 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi. Të gjithë këta po kuroheshin në kushte shtëpiake. Me këto të fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend shkon në 200, informon Zhurnal.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë regjistruar 18 raste të reja me korona virus.

Në Shkup 2, Kumanovë 9, Shtip 2, Tetovë 2, Veles 1, Gostivar 1 dhe Pehçevë 1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid 19 shkon në 1225 persona.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë me Covid 19. Një 46 vjeçare nga Llabunishta, një 71 vjeçar nga Prilepi, si dhe një 63 vjeçare nga Kumanova.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga korona virusi tani shkon në 54 persona. Gjithsej raste aktive me Covid 19 janë 971 persona. Shumica e tyre po kurohen në shtëpi//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...