3 të vdekur nga “Ethet e Nilit”, ministrja Koçiu: S’ka vend për panik, por qëndroni vigjilentë

nga D V

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për situatën e krijuar në vend prej përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”.

Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.

“Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu.

Më tej nënvizohet se Ministria e Shëndetësisë së bashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe po kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More