Ndërsa disa ëndërrojnë për një histori dashurie si nëpër filma, të tjerë janë të kënaqur në vetminë e tyre, duke jetuar si jetën si beqarë.
Ndërkaq, studiuesit kanë identifikuar tre tipare kryesore të personalitetit që mund të tregojnë se dikush ka më shumë gjasa të mbetet beqar për një kohë të gjatë.
Për të zbuluar nëse ju ose dikush që njihni i përshtatet përshkrimit, lexoni më poshtë se çfarë thotë shkenca.
Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se personat që qendrojnë beqarë për një kohë të gjatë kanë tendencën të mos dalin shumë jashtë shtëpisë, pra janë më pak shoqërorë, më pak të ndërgjegjshëm dhe më pak të prirur për të kërkuar përvoja të reja.
Studimi zbuloi gjithashtu se personat që qëndrojnë beqarë gjatë gjithë jetës së tyre priren të raportojnë më pak pakënaqësi nga jeta.