Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

30 mjekë të rinjë do të kyçen në trajtimin e pacientëve me Covid 19

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi se tredhjetë mjekë të rinjë të cilët janë në specializime private në Klinikat e Nefrologjisë, Gastroenterohepatologjisë, dermatovenerologjisë, neurologjisë, Klinikës për veshë, hundë dhe fyt dhe klinikës për sëmundje të lëkurës, do të kyçen të punojnë në kovid qendrat me qëllim për të ndihmuar pacientët, informon Zhurnal.

Filipçe shprehet i lumtur që të rinjtë kanë treguar gatishmëri që të ndihmojnë pacientët në nevojë.

“30 mjekë të rinjë që janë në specializim privat në Klinikat e Nefrologjisë, Gastroenterohepatologjisë, dermatovenerologjisë, neurologjisë, Klinikës për veshë, hundë dhe fyt dhe klinikës për sëmundje të lëkurës, treguan dëshirë dhe gatishmëri të kyçen në punën e kovid qendrave dhe të ndihmojnë pacientët tanë. Gjtihashtu, sot bisedova dhe me mjekët e rinjë të licencuar për angazhimin e tyre në shtëpitë shëndetësore. Deri në fund të javës do të precizojmë kushtet për kyçjen e tyre”, thotë Filipçe.

Ndryshe shifrat e të prekurve dhe të vdekurve nga Covid janë shqeëtsuese, derisa motrat medicinale paralajmërojnë tërheqje nga vendet e tyre të punës nga presioni që po përjetojnë në punë.

Këtë tani më e kanë bërë dy mjeke dhe një motër medicinale nga Klinika Infektive e Shkupit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...