Agjencia Zhurnal.mk

30 viktima në Turqi nga COVID-19/ Ministri: Qëndroni në shtëpi! Mos rrezikoni

Turqia shënon 30 viktima nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha në “Twitter” se deri më tani janë kryer 20.345 teste, 1.236 prej të cilave kanë rezultuar pozitive.

“Ne po humbasim jetë. Numri i rasteve është në rritje. Por nuk duhet të harrohet se kemi bërë sa më shumë teste të që të jetë e mundur. Me çdo pacient nën trajtim, ne po e parandalojmë epideminë,” tha Koca.

Po ashtu, ministri iu bëri thirrje njerëzve që të qendrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë masat që janë vendosur kundër Covid-19. “Le të mos rrezikojmë.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...